Listo produktet e tua në GjejÇmimet
Arri te mijëra blerës që krahasojnë çmimet çdo ditë. Paguan vetëm kur dikush kliko te dyqani yt.
Si të fillosh
- Apliko për t'u listuar — pas verifikimit (KYC) merr çelësin e dyqanit.
- Hap Llogarinë e dyqanit me çelësin tënd (API-key).
- Lidh dyqanin tënd me një rresht kodi. Kopjo snippet-in nga llogaria jote dhe ngjite në faqen tënde (pak para
</body>) — produktet sinkronizohen automatikisht ndërsa blerësit shfletojnë. Pa CSV, pa rregullime manuale. (Mundësi alternative: feed XML/CSV ose ngarkim direkt file-i — të dyja janë gati në llogarinë e dyqanit.) - Shto fonde të parapaguara në portofol; çdo klik te dyqani zbritet prej tij.
<!-- Shembull i snippet-it që ngjitesh në faqen tënde -->
<script src="https://gjej-api.onrender.com/embed/sync.js"
data-merchant-key="ÇELËSI_I_DYQANIT_TËND" async></script>Funksionon me çdo dyqan që ka Schema.org Product (WooCommerce, Shopify, Magento, PrestaShop, BigCommerce e kanë si parazgjedhje). Snippet-i është më pak se 3 KB, ngarkohet asinkron dhe nuk e ngadalëson faqen tënde.
Çmimi — Pay-Per-Click (CPC)
Paguan një tarifë të vogël vetëm kur një blerës kliko “Shko te dyqani” dhe kalon te faqja jote. Klikimet e dyfishta dhe trafiku jo-njerëzor nuk faturohen. Kur portofoli mbaron, listimet ndalen automatikisht derisa të shtosh fonde.
Mundësi shtesë
- Pozicionim premium — ofro një tarifë më të lartë për klik që produktet e tua të shfaqen në krye.
- Banera reklamë në faqen kryesore (CPM, sipas shfaqjeve).
- Fletëpalosje dixhitale për zinxhirët e mëdhenj.
